Strakosha largohet, cilët janë portierët që po vëzhgon Igli Tare?

by admin
Spread the love

Duket se nuk ka asnjë shans që Tomas Strakosha dhe Lazio të gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Mediat italiane bëjnë me dije se gardiani shqiptar tashmë e ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar dhe Igli Tare është futur në merkato për të afruar një tjetër portier.

Gugliermo Vicario është i pari në listë. Me skuadrën e Empolit ka treguar vlera të jashtëzakonshme dhe toskanët do të paguajnë 10 milionë euro për ta zotëruar plotësisht kartonin e tij. Sarrit i pëlqen shumë dhe Tare me Lotiton kanë hedhur hapat e parë.

Emra të rëndësishëm janë ata të Alex Meret dhe David Ospina. Njëri do të qëndrojë te Napoli dhe tjetri mund të transferohet në Romë. Kepa Arrizabalaga është lojtari i ëndërruar nga Maurizio Sarri. Spanjolli nuk ka shumë hapësira te Chelsea.

Alesio Cragno shihet si një nga portierët më të mirë të kampionatit dhe 27-vjeçari do të bëjë hapin e madh në karrierë. Tare e vlerëson shumë. /Oversport.tv

You may also like