Stoltenberg, veçmas me Vuçiçin dhe Kurtin – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti më 17 gusht në Bruksel.

Siç ka njoftuar sot shërbimi për shtyp i NATO-s, pas bisedimeve të ndara, janë paralajmëruar konferenca për media për Stoltenberg dhe Vuçiç në ora 15:30, ndërsa Stoltenberg dhe Kurti në orën 17:00.

Vuçiç dhe Kurti po takohen me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s një ditë para raundit të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, i cili ishte paralajmëruar për 18 gusht.

Vuçiç tha të enjten se më 17 gusht do të bisedojë me Stoltenberg për rolin që kanë NATO dhe KFOR-i në Kosovë.

“Këto do të jenë biseda të mëtejshme për vendosjen e bashkëpunimit të mirë, komunikimit të mirë, që është shumë i rëndësishëm në momentet e krizës. Shpresoj se do të kemi një bisedë të mirë. Tashmë kemi pasur një bisedë telefonike dhe kemi rënë dakord që të ulemi dhe të diskutojmë të gjitha problemet në Kosovë, veçanërisht në veri, në Bruksel”, tha ai.

“Dialog për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”

Duke folur për dialogun me Kurtin, një ditë më vonë, Vuçiç tha se “për këtë çështje është shumë skeptik se mund të arrihet një rezultat”.

Kurti tha të premten se “dialogu në Bruksel nuk duhet të jetë dialog për hir të dialogut, por dialog për një marrëveshje ligjërisht obligative, për normalizim të plotë me njohje reciproke të Serbisë dhe Kosovës”.

Por duhet të kuptoni se varet nga pala tjetër nëse do të ketë marrëveshje dhe për mua, vullneti dhe interesi janë të padiskutueshëm dhe të palëkundur”, tha Kurti. /tesheshi.com/

You may also like