Stoli i United? Ten Hag: Jam i fokusuar tek Ajaxi, nuk mendoj për të ardhmen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Nuk po mendoj se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm”. Kështu Erik Ten Hag ka heshtur zërat që po flasin kohët e fundit se tekniku holandez do të marrë për sezonin tjetër drejtimin e Manchester United.

Gjatë konferecës për shtyp ku prezantoi ndeshjen e ardhshme të Ajax, Ten Hag u ndal për të komentuar edhe zërat e merkatos. Ai tha se nuk ka asnjë interes aktualisht për Manchester United pasi është i fokusuar vetëm për të mbyllur këtë sezon me Ajax dhe të luftojë për objektivat që klubi ka.

“Jam i fokusuar vetëm te ky sezon, dua të jap maksimumin dhe të vendos gjithë energjinë time në muajt e mbetur. Kemi ende dy objektiva të rëndësishëm që duhet t’i arrijmë. Nuk po mendoj se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm”, u shpreh Ten Hag gjatë konferencës. /oversport.tv

Foto: AFC Ajax, Facebook

You may also like