“Stoli i mamit dhe i babit”… Në urimin e Arminës për 3-vjetorin e fejesës paska plane të ëmbla

by admin
Spread the love

Armina Mevlani ka zgjedhur me kujdes sot çdo fjalë për t’i bërë Shkëlzen Berishës dedikimin më romantik që kemi dëgjuar prej saj. Ajo ka kujtuar 3-vjetorin e festës zyrtare të fejesës dhe propozimin e bërë në liqenin Komo 6 vite më parë.
“Si sot, para 6 viteve ti më propozove spontanisht në vendin tonë, Liqenin Komo dhe sot është 3 vjetori i fejesës tonë zyrtare. Dhe çdo vit ne bëmë premtimin se do të kemi vendin tonë për t’u treguar fëmijëve “si stoli mamit dhe babit” sepse është vendi ku shkuam në udhëtimin tonë të parë. Kemi kaq shumë vite bashkë të mbushura me kujtime të bukura. Falenderuese që më ke bërë të ndihem kaq speciale me shpirtin tënd romantik”, shkruan Armina, e cila ka ndarë foto e video që nuk i kishim parë më herët.


Në fund blogerja ka zgjedhur të ndajë disa momente të veçanta nga propozimi fejesës ku prapa shihet e shkruar “Marry me”.

Armina gjithmonë ka pohuar se e ka dashur një dasmë edhe pse planet për organizimin e saj u shtynë prej pandemisë. Në një intervistë për revistawho, verën që kaloi, Armina tregoi se e shihte veten shumë shpejt mami./revistawho.com

You may also like