STOKHOLM – SHBA-Suedi negociata për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

KOPENHAGË, 9 janar /ATSH-DPA/- SHBA-ja dhe Suedia kanë nisur negociatat për thellimin e bashkëpunimit të tyre në mbrojtje, duke përfshirë një marrëveshje për të rregulluar kushtet ligjore për praninë e forcave amerikane, sipas Ministrisë suedeze të Mbrojtjes, në Stokholm.

“Duke krijuar kushtet për një prani amerikane në Suedi, në formën e ushtrimeve stërvitore, ndër të tjera, do të forcohet siguria jonë”, tha ministria.

SHBA-ja ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunimin në mbrojtje me disa aleatë të tjerë.

“Marrëveshja hap rrugën për një bashkëpunim më të ngushtë si në planin dypalësh me Uashingtonin ashtu edhe brenda NATO-s”, tha ministria.

SHBA-ja është partneri më i rëndësishëm i sigurisë i NATO-s. Në maj 2016 u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në mbrojtje.

Në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, Suedia aplikoi për anëtarësim në NATO në maj të vitit të kaluar, së bashku me Finlandën.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like