VMRO-DPMNE-ja opozitare ka reaguar sot me zgjedhjen e Dimitar Kovaçevski për kryetar të LSDM-së. Sipas partisë së Mickovskit, Kovaçevski është dorë e zgjatur e Zaevit.
“Zaevizmi po vazhdon, kjo mbrëmë u dëshmua. Dimitar Kovaçevski është vetëm vegël dhe dorë e zgjatur e Zoran Zaevit, i cili tani do ta zbatoj zaevizmin. Kovaçevski po i përsërit tezat e zbehura, njëjtë sikur Zoran Zaevi, do të zbatoj politikat e njëjta.
Premtimet e njëjta të Zoran Zaevit, prej të cilave asnjë nuk është plotësuar, tani po i përsërit Kovaçevski”, thueht në njogtimin e VMRO-DPMNE-së.