“Stërvitja do vazhdojë sa të jetë e nevojshme”, Ukraina nis trajnimin e 28 mijë personave

by admin
Spread the love

Ukraina ka nisur të trajnojë 28,000 persona, të cilët do të kenë për detyrë të rimarrin territoret e pushtuar.

Ministria e Punëve të Brendshme tha për The Ukrainian Weekly se Garda Ofensive do të përdoret për të pastruar qytetet dhe fshatrat, pasi ushtria të depërtojë nëpër frontet ruse.

Oficerët e policisë, rojet kufitare dhe rojet kombëtare do të futeshin në Gardën Ofensive, pas propozimit të idesë nga ish-ministri i punëve të brendshme, Denys Monastyrskyy, i cili ndërroi jetë në një përplasje helikopteri në janar.

Ne kemi filluar stërvitjen e pothuajse të gjitha njësive në terrenet stërvitore të vendit tonë dhe jo të gjitha mund t’i rezistojnë sprovave atje. Stërvitja do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të prodhuar njësi të gatshme luftarake të Gardës Kombëtare, Shërbimit të Rojës Shtetërore të Kufirit dhe Policisë Kombëtare, të gjitha këto që tani quhen Garda Ofensive”, deklaroi ministri aktual, Ihor Klymenko.

Ai shtoi se shumë ukrainas do të trajtohen për të pasur sa më shumë ushtarë rezervë.


Top Channel

You may also like