Stellantis do të përdorë teknologjinë e Qualcomm në automjetet e tij

by admin
Spread the love

Shtëpia automobilistike Stellantis (STLA.MI) nënshkroi një marrëveshje shumëvjeçare për të përdorur teknologjinë e gjeneratës së ardhshme të Qualcomm për makinat e lidhura, në linjën e saj të automjeteve, thanë kompanitë të enjten.

14 marka të Stellantis, mes të cilave Peugeot, Fiat dhe Jeep, do të përdorin kabinën e automjetit të Qualcomm dhe teknologjinë telematike 5G duke nisur nga viti 2024, me markën Maserati e cila do të jetë e para në zbatimin e kësaj risie. Kompanitë nuk e zbuluan vlerën e marrëveshjes.

CEO i Stellantis, Carlos Tavares, tha në një deklaratë se bashkëpunimi ndihmon kompaninë të menaxhojnë më nga afër gjithë zinxhirin e furnizimit me elektronikë.

Drejtori i përgjithshëm i Qualcomm për sektorin automobilistik, Nakul Dugal, tha për Reuters se gjithnjë e më shumë shtëpi automobilistike po punojnë drejtpërdrejt me prodhuesit e chip-ave në vend që të mbështeten vetëm te furnitorët e tjerë për të vepruar si ndërmjetës.

“Nëse kthehemi pas në kohë, vetëm disa vite më parë, ishte e pazakontë që shtëpitë automobilistike të merrnin një vendim si ky, – tha Dugal. – Tani po bëhet shumë më e shpeshtë”.

Ai shtoi se blerja e fundit nga Qualcomm, e kompanisë së softuerit të teknologjisë me drejtim autonom Arriver, i jep së ashtuquajturës “shasi dixhitale” mundësinë për të ofruar asistencë të plotë në drejtim dhe aftësinë për drejtim autonom, përveç teknologjisë në kabinë dhe telematikës. Por marrëveshja me Stellantis këtë herë nuk e përfshin atë ofertë më të re.

Qualcomm tha se, që kur zbuloi, për herë të parë sistemin e tij të asistencës në drejtim dhe vetëdrejtim – i quajtur Snapdragon Ride – në 2020, biznesi i tij është rritur në 13 miliardë dollarë vitin e kaluar nga 3 miliardë dollarë në vitin 2017.

Në një deklaratë, dy shoqëritë thanë se sistemet e komunikimit dhe infotainment në makinë për Stellantis janë projektuar dhe realizuar së bashku me gjigantin e teknologjisë Amazon.com dhe shoqërinë tajvaneze të prodhimit Foxconn.

/ Reuters


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Monitor “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.

You may also like