‘S’të njeh njeri, more famë nga motra me të cilën nuk flet’, Gerta Gixhari i kthehet Ronaldos: Je zero o thashethemaxhi

by admin
Spread the love

Fenomeni ‘Big Brother VIP’ po shoqëron çdo ditë jetët tona, teksa është kthyer në temë diskutimi në çdo shtëpi, zyrë, bar a emisione të ndryshme. Ish-banorët e këtij programi janë shpesh të ftuar në emisione të ndryshme, për të folur rreth kësaj eksperience, si edhe për të komentuar lojën e banorëve të tjerë.

Një prej ish-banorëve që është shpesh pjesë e paneleve të ndryshme televizive është ish-gazetari Ronaldo Sharka. I ftuar së fundmi në rubrikën ‘Trotuar’ në emisionin ‘E diell’ në Top Channel, Ronaldo pati një debat shumë të ashpër me motrën e Olta Gixharit, Gertën. Ai tha se kjo e fundit, edhe pse gazetare prej vitesh është e panjohur për opinionin publik.

Ky mendim i Ronaldos nuk i ka pëlqyer aspak Gertës, e cla e ka akuzuar gazetarin si një thashethemaxhi dhe një person zero. Ndërkaq, Ronaldo i ka thënë se Gerta e ka marrë famën nga motra e saj, me të cilën nuk flet.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Me thënë të drejtën Gerta nuk është se njihej shumë, tani po e njohin që po komenton Big Brother VIP

Gerta Gixhari: Nuk e kuptoj çfarë janë këto hipokrizi, ti je një thashethemaxhi. Ti para se të futeshe në Big Brother ishte një zero. Faji yt që s’më njeh se unë kam 20 vite si gazetare.

Ronaldo: Është turp që ti e more famën nga motra me të cilën nuk flet…

Gerta: Unë nuk flas me motrën time? Ke qenë në shtëpinë time ti?

Ronaldo: Po vetë e ke thënë, dhe që as nuk ndiqeni në instagram

You may also like