Stavileci thumbon Kurtin pasi ai kritikoi Bezos, Musk, Gates dhe Zuckerberg

by admin
Spread the love

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thumbuar kryeministrin Albin Kurti për fjalimin e tij në SHBA.

Kryeministri Kurti në SHBA kritikoi modelet ekonomike mbi bazën e të cilave Bezos, Musk, Gates dhe Zuckerberg janë pasuruar. Sipas Kurtit, ky model po pasuron vetëm të pasurit.

E, Stavileci ka thënë se është krejt normale të ndajmë mendime të ndryshme për modelet ekonomike dhe që secili të parapëlqejë ndonjërin prej atyre modeleve, por të paktën do të duhej të merreshin për bazë rezultatet e implementimit të atij modeli në mënyrë që t’i japim epitetin si i suksesshëm apo i pasuksesshëm.

“Sot në botën moderne kur përmenden emra si Bezos, Musk, Gates dhe Zuckerberg, e para që na shkon në mendje është fjala sukses. Se sa të suksesshëm janë këta individë mjafton të shihen numrat që ata kanë prodhuar ndër vite. Përtej këtyre numrave, për të cilët disa mund të hedhin dyshime e disa të tjerë t’ua kenë zilinë, sot nuk ka njeri që nuk do të ëndërronte për të punuar në Amazon, Tesla, Microsoft dhe Facebook. Por, gjithashtu nuk ka njeri i cili direkt apo indirekt nuk ndikohet prej mundësive që këta i kanë dhënë botës me platformat e tyre gjeniale.’, ka thënë Stavileci.

Megjithatë, sipas tij, Kryeministri Kurti po dyshon në këto modele deri në pikën e kontestimit të shumave të fitimeve të tyre.

“Sikur këta zotërinj të mos i bënin gjërat si duhet, të mos deklaronin fitimet e tyre, të keqpërdornin fondet, të bënin investime të paligjshme, t’i keqtrajtonin të punësuarit, mbase dhe do t’i besonim minimalisht këtij njeriu, por duke parë se e vetmja e arritur e tij prej tetorit të vitit 2019 është shpërndarja e 11.1 eurove për muajt e mbetur të vitit 2022 për qytetarët e vendit të vet nga taksat e vetë këtyre qytetarëve, për ta përballuar krizën ekonomike dhe shtrenjtimet astronomike të çmimeve, atëherë ka shumë pak vend për t’i besuar, por edhe më pak hapësirë për ta kuptuar se si mund t’i kontestojë modelet ekonomike mbi bazën e të cilave Bezos, Musk, Gates dhe Zuckerberg kanë arritur majat dhe janë sinonim i suksesit për krejt globin.
Më poshtë mund ta dëgjoni dhe ta lexoni se çfarë thoshte para disa muajve dhe çfarë po thotë sot!”, ka shtuar Stavileci.

“Sigurisht ai i ka dhe i di arsyet e veta. Ne edhe mund ta kuptojmë si në shumë raste, por Bezos, Musk, Gates dhe Zuckerberg jo vetëm që nuk e kuptojnë, por s’besoj as që e takojnë për ta dëgjuar.”, ka thënë tutje ai.

Krejt në fund, Stavileci ka postuar videon e Kurtit në twitter dhe ka bërë tag Musk, Zuckerberg, Bezos e Gate me një mbishkrim.

“A po pajtoheni ju të gjithë me Albin Kurtin?”

Lexo lajme interesante

You may also like