Inter dhe Benfika do të takohen për të dytin sezon radhazi në Ligën e Kampioneve. Në çerekfinalen e edicionit të kaluar, zikaltrit fituan 2-0 në “Da Luz”, dhe barazuan 3-3 në “San Siro” në ndeshjen e kthimit.
– Benfika nuk e ka mposhtur kurrë Interin në asnjë kompeticion, në 6 ndeshjet e mëparshme portugezët kanë arritur 2 barazime dhe kanë pësuar 4 humbje, duke humbur finalen e Kupës së Kampioneve të vitit 1965, duke u eliminuar si në fazën e 1/16- ave të Kupës UEFA 2003-‘04 ashtu edhe në Ligën e Kampioneve në çerekfinale në 2022-’23-shin.
– Pas mposhtjes së portugezëve në çerekfinalet e edicionit të fundit të Ligës së Kamioneve, zikaltrit fituan edhe në ndeshjen e grupit në shtëpi me rezultatin 1-0. Ndeshja në “Da Luz” do të jetë ndeshja e 4-të e vitit 2023 mes dy skuadrave.
– Zikaltrit vijnë nga 10 rezultate pozitive radhazi, mes të cilave 8 fitore.
– Interi ka shënuar golin e parë të ndeshjes në 9 nga 10 ndeshjet e fundit të tij në të gjitha kompeticonet, me përjashtim të asaj të fundjavës që lamë pas kundër Juventusit, që përfundoi 1-1.
– Benfika, duke përjashtuar Ligën e Kampioneve, ka arritur 13 rezultate pozitive radhazi në kompeticionet e tjera, ku numëron 12 fitore. Megjithatë, në Europë Benfika ka humbur të gjitha ndeshjet deri më tani, duke shënuar vetëm 1 gol dhe duke pësuar 7.
PANORAMASPORT.AL