Statistikat/ Sasuolo e ka mundur Milanin në 3 nga 5 ndeshjet e fundit, por Zhiru i shënon çdo 78 minuta

by admin
Spread the love

Milani pret në orën 18:00 Sasuolon në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Serinë A. Njihuni me statistikat e përballjeve mes tyre:

-Milani ka humbur 3 nga 5 ndeshjet e fundit kundër Sasuolos në Serinë A (1 barazim dhe 1 fitore kuqezi).

– Asnjë formacion nuk i ka shkaktuar më shumë humbje radhazi në shtëpi Milanit, sesa Sasuolo, 3, po aq sa edhe Napoli.

– Milani ka fituar 10 ndeshje pas 17 javësh kampionat, ndonëse këtë shifër e ka kaluar gjithmonë pas 18 ndeshjes: 13 në sezonin 2020-2021, 12 në 2021-2022 dhe 11 në 2022-2023.

– Milani e ka mbajtur portën e paprekur në 9 raste, në vitin diellor 2023, në Serinë A. Kuqezinjtë kanë mundësinë që të barazojnë rekordin e tyre prej 10 ndeshjesh pa gol në “San Siro”, në vitin 2024.

– Sasuolo numëron vetëm 4 fitore në këtë kampionat dhe në historinë e tij në Serinë A, vetëm në dy raste është ndalur kaq poshtë, pas 18 ndeshjes: 4 në 2022-2023 dhe fitore në 2013-2014.

– Milani ka pësuar 64 gola në vitin diellor 2023, në të gjitha kompeticionet, një rekord negativ ky për kuqezinjtë që nga sezoni 1929-1930.

– Ndërsa Sasuolo ka pësuar 71 gola në vitin diellor 2023, në 40 ndeshje të luajtura, gjithashtu një rekord negativ. Arritja më e dobët ishin 70 golat e vitit diellor 2021.

– Sasuolo ka lënë rrugës 28 pikë, nga situata ku e ka parë veten i pari në avantazh në Serinë A, në vitin diellor 2023, 14 prej të cilave i përkasin vetëm sezonit aktual.

– Sasuolo është kundërshtari kundër të cilit Olivi Zhiru ka mesataren e tij më të mirë, për sa i përket raportit minuta/ gol në Serinë A. Francezi i shënon emiljanëve 1 gol çdo 78 minuta (3 gola në total).

– Olivie Zhiru është golashënuesi më i mirë i Milanit për vitin diellor 2023, me 18 gola në të gjitha kompeticionet. Francezi mund të barazojë rekordin e tij absolut, me 19 gola në 2022- shin.

– Domeniko Berardi ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 7 asiste kundër Milanit në Serinë A (18 gola protagonizëm). I vetmi lojtar që ka bërë më mirë se kapiteni i Sasuolos ndaj një skuadre të vetme është Paulo Dibala, i cili e ka parë veten protagonist me 19 gola ndaj Udinezes (11 realizime dhe 8 asiste).

PANORAMASPORT.AL

You may also like