Statistikat/ Juventus-Lajpcig, sfida e… mbrojtjes

by admin
Spread the love

Sot në orën 21:00 Juventusi sfidon në transfertë Lajpcigun në kuadër të javës së dytë të Ligës së Kampioneve.fghgjjKjo do të jetë përballja e parë në histori mes dy skuadrave që nuk janë ndeshur kurrë me njëratjetrën. Pritet të jetë një sfidë e vështirë për të dyja skuadrat që kërkojnë të dalin me pikë të plota nga kjo përballje dhe të sigurojnë sa më shpejtë një vend mes 8 skuadrave më të mira të kompeticionit.

Gjithashtu të dyja skuadrat kërkojnë të ruajnë disa statistika që i kanë vendosur në këtë start sezoni. Juventusi është skuadra me mbrojtjen më të mirë në 5 kampionatet kryesore të Europës, pasi nuk ka pësuar ende asnjë gol në Serinë A. Lajpcigu nga ana tjetër ka pësuar vetëm dy dhe renditet i dyti, pikërisht pas bardhezinjve.

Prandaj, ndeshja e sotme do të jetë mbi të gjitha një sfidë e mbrojtjeve, sidomos me formatin e ri të Champions-it që kërkon të pësohen sa më pak gola gjatë ndeshjeve. Në ndeshjet e para Juventusi mposhti PSV-në me rezultatin 3-1, ndërsa Lajpcigu u mposht 2-1 nga Atletiko Madridi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like