Statistikat interesante/ Interi kishte 14 vite që nuk shënonte nga goditja e dënimit, Lautaro bëhet sulmuesi i dytë në histori që…

by admin
Spread the love

Interi triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin 4-0, në duelin ndaj Crvena Zvezdës të vlefshëm për Ligën e Europës. Golin e parë të sfidës, e realizoi Hakan Çalhanoglu nga goditja e dënimit.  

Para golit të turkut, Interi nuk kishte shënuar nga goditja e dënimit, në Champions League që prej 6 prillit 2010 kundër CSKA Moskës, asokohe shënonte, Shnajder. 

  Rrugën e rrjetës në duelin ndaj Crvena Zvezdës e gjeti edhe Lautaro Martinez. Argjentinasi është tani lojtari i dytë që ka shënuar në gjashtë sezone të ndryshme të UEFA Champions League me Interin, pas Hulio Rikardo Kruz.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like