“Statistikat e publikuara nga INSTAT janë të rreme” Berisha: Të ndërpritet urgjentisht

by admin
Spread the love

Në seancën parlamentaret të ditës së sotme, ish kryeministri Berisha ka folur në lidhje me statistikat e publikuara për rritjen e çmimeve dhe të inflacionit. Berisha deklaroi se statistikat që po publikoheshin nga INSTAT ishin të rreme dhe se ky institucion ishte “shkatërruar” nga qeveria duke bërë manipulimin e shifrave. Ndërsa më tej kërkoi që të ndërpritej ky bashkëpunim mes INSTAT dhe qeverisë ose në të kundërt do të drejtoheshin nëpër instiucionet ndërkombëtare si “Parlamenti Europian”.

Ish kryeministri, Sali Berisha: Po mjeroni qytetarët me gënjeshtrat tuaja. Një inflacion që është mbi 20% shpallet 7%. Si kompensim marrim inspektimin e çmimeve nga ministra të pashpirt. Nuk ka nevojë të shkosh në dyqan për të mësuar sa janë çmimet. Zotëri çështja e çmimeve ka kompensime. Po ju kujtoj një moment në vitin 1992 , kur bukës iu rrit çmimi me 10 herë, por ne kompensuam çmimin po aq herë sa ishte rritur. Kaq shumë keni futur duart dhe keni krijuar monopole saqë tani po ju përpijnë. Qytetarët e kanë shumë të artë se rritja e çmimeve është qeveritare.

Nuk shpëtoni dot duke u bërë si personazhet e gogolit. Hiqni vjedhjet, kini mëshirë për qytetarët shqiptarë, mos luani me statistikat. Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe shkatërrimin që i bëtë INSTAT. Kërkoj urgjentisht ndërprerjen e bashkëpunimit me INSTAT përndryshe do detyrohemi të drejtohemi në Parlamentin Europian dhe instancat e tjera që askush të mos besojë të dhënat që i publikoni.

You may also like