Statistika/ Superiorja me mesatare të mirë golash, tre të parat bëjnë diferencën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Javët e zhvilluara deri më tani në në Abissnet Superioe kanë treguar se diferencat janë mjaft të vogla mes të gjitha ekipeve, ku çdo skuadër, mund të fitojë përballë çdo ekipi.

Por, pavarësisht diferencave të vogla, të gjitha skuadrat luajnë hapur, teksa në 50 ndeshjet e zhvilluara deri më tani janë realizuar 124 gola, me një mesatare prej 2.48 golash për ndeshje.

Tirana dhe Kukësi janë skuadrat me sulmin më të mirë, me 19 realizime të kryera deri më tani me meritë e shohin veten në dy vendet e para me vetëm 1 pikë diferencë.

Kastrioti në anën tjetër është ekipi që ka shënuar vetëm 7 gola, më pak se çdo skuadër tjetër, e ndjekur nga Skënderbeu me 8 dhe Egnatia me 9, tre skuadra që renditen në vendet e fundit në renditjen e përgjithshme.

Vetëm tre nga ndeshjet e deritanishme kanë përfunduar me rrjeta të paprekura. Teuta ka barazuar pa gola me Dinamon në javën e tretë, Skënderbeu dhe Vllaznia po ashtu në javën e katërt, ndërsa të shtunën takimi mes Skënderbeut dhe Tiranës u mbyll me rezultatin e bardhë, duke regjistruar barazimin e tretë të këtij edicioni që nuk prodhon asnjë gol.

Sa i takon shënuesve më të mirë, Edi Basa i Kukësit kryeson me 6 realizime, ndjekur nga Ibraimi dhe Seferi me nga 5 gola. Be në sy fakti se mes 15 shënuesve më të mirë deri tani, vetëm 3 lojtarë janë me pasaportë shqiptare, teksa krahas Taulant Seferit, figurojnë dhe Tedi Cara i Partizanit dhe Redon Xhixha i Tiranës, me nga katër gola.

Pritshmëritë janë maksimale, që deri në fund të sezonit, të kemi të njëjtin ritëm, sa i takon performancës së ekipeve në sulm, ku deri më tani, nuk kanë zhgënjyer aspak.


Top Channel

You may also like