Starton sot kampionati skocez, një tjetër ekskluzivitet i Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Do të nisë sot një tjetër kampionat emocionues në Oversport dhe Tibo. Ashtu si kemi lajmëruar edhe më parë, sot do të startojë zyrtarisht kampionati skocez i futbollit ku do të keni mundësi të ndiqni disa nga sfidat live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Do të jetë sfida Livington-Rangers që do të hapë siparin e këtij kampionati. Ndeshja starton në orën 13:00 dhe do të keni mundësi ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport 1.

Sakaq, do të luhen sot edhe tre sfida të tjera në orën 16:00. Hearts do të përballet me Ross Country. Kilmarnock do të presë në shtëpi Dundee United, ndërsa St Johnstone do të përballet me Hibernian. /oversport.tv

Foto: Celtic FC, Facebook

You may also like