Starton finalja e Conference League, atmosferë elektrizuese në Air Albania

by admin
Spread the love

Në orën 21:00, Roma dhe Feyenoord do të diskutojnë në stadiumin Air Albania të parën finale në historinë e Conference League.

Nga ana tjetër, holandezët mbërrijnë në finalen e Tiranës me një rekord prej tre fitoresh në finalet që kanë luajtur dhe do të mundohen të mbesin besnikë të kësaj statistike.

Sakaq, trajnerët përkatës kanë përzgjedhur formacionin titullar me Jose Mourinhon që ka ulur në stol Marash Kumbullën, lojtarin që luan në shtëpinë e tij. Ndërkohë, italianët në sulm i udhëheq Tammy Abraham (9 gola të shënuar), i cili në krahun tjetër ka një duel me Cyriel Dessers (10 gola të shënuar) nga i cili tekniku Arne Slot nuk heq dorë.

Formacionet zyrtare:

Roma: Rui Patricio, Karsdrop, Mancini, Ibanez, Smalling, Zalewski, Zaniolo, Pellegrini, Cristante, Mkhitaryan, Abraham

Feyenoord: Bijlow, Malacia, Senesi, Trauner, Geertruida, Til, Aursnes, Kokcu, Sinisterra, Dessers, Nelson


Top Channel

You may also like