Start me pesë yje i sezonit nga Napoli, shkatërron Veronën në “Bentegodi”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Napoli e ka nisur me një goleadë sezonin e ri të Serie A pasi ka mposhtur me rezultatin 5-2 Veronën në “Marc’Antonio Bentegodi”. Të besuarit e Spallettit zhvilluan një ndeshje të madhe duke kontrolluar lojën në shumicën e kohës edhe pse e panë veten në disavantazh në minutën e 29.

Ndeshja starton mirë për Napolin që vihen në kërkim të golit menjëherë, por fillimisht lojtarët miq nuk janë të qartë përpara portës. E kundërta ndodh me Veronën që shfrytëzon menjëherë rastin e parë dhe prish ekuilibrat e takimit me anë të Kevin Lasagna.

Napoli nuk trembet dhe shton ritmin e lojës duke e vënë edhe më shumë në vështirësi Veronën. Në minutën e 37-të është blerja e re, Khvicha Kvaratskhelia që shënon në ndeshjen debutuese duke vendosur edhe baraspeshën në këtë takim.

Kur pritej që ekipet të shkonin në dhomat e zhveshjes, është Victor Osimhen që kalon Napolin në avantazh për herë të parë në këtë takim.

Në pjesën e dytë është sërish Verona që shfrytëzon mundësinë e parë dhe barazon rezultatin me blerjen e re Thomas Henry pas tre minutash lojë. Napoli sërish nuk e humb toruan dhe këtë herë është Zielinski që i jep avantazhin.

Për të plotësuar pokerin e golave mendon Stanislav Lobotka që me një aksion personal gjen cepin e portës duke çuar topin në rrjetë, ndërsa rezultati final i takimit u vulos nga Matteo Politano që i çoi shifrat në 5-2.

Napoli gjen edhe njëherë rrugën e rrjetës me anë të Ounas, por gjyqtari anuloi gjithçka për një parregullsi. Në fund sfida përfundon me rezultatin 5-2 me Napolin që del nga kjo transfertë me pikë të plota dhe e nis sezonin në mënyrën e duhur. /oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter

You may also like