Stano për deklaratën e Borrell: S’ka të bëjë vetëm me aksionin e policisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se deklarata e së mërkurës e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, për situatën në veri të Kosovës duhet të shihet në kontekst më të gjerë.

Ai ka theksuar se ka një praktikë të koordinimit të dërgimit në veri të Policisë së Kosovës me faktorin ndërkombëtar.

“Çështja është se kur njëra palë vendos të bëjë diçka në një territor specifik si veriu i Kosovës, atëherë ju po supozoni se nuk ka marrëveshje të parandalimit të autoriteteve për të kryer operacione në jug apo veri. Por është praktikë e zakonshme koordinimi me faktorin ndërkombëtar dhe KFOR-in dhe po ashtu informimi i palës tjetër, në mënyrë që të shmangen reagimet e njerëzve, sikur që ngjau dje”, është përgjigjur Stano në pyetjen e gazetarëve.

“Ne e dimë se është në një kontekst më të gjerë dhe një prapaskenë më e madhe e asaj që ka ndodhur dje. Reagimi i Borrell nuk mund të reduktohet vetëm me aksionin e policisë që synim kishte luftimin e krimit dhe korrupsionit. Reagimi ishte qartë i lidhur me një çështje më të gjerë që është simptomatike dhe shfaqet nga koha në kohë në këtë pjesë të veçantë të Kosovës, që është pjesë e një konteksti më të gjerë të asaj që ndodh në mes të Serbisë dhe Kosovës në përpjekjet e tyre për të gjetur një mënyrë për t’u pajtuar për normalizim marrëdhëniesh”.

You may also like