STAMBOLL – Çavusoglu: Progres i mjaftueshëm në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

STAMBOLL, 29 mars /ATSH-DPA/- Bisedimet e paqes mes delegacioneve ukrainase dhe ruse në Stamboll kanë patur një progres të mjaftueshëm në rrugën drejt një armëpushimi që nga fillimi i negociatave, njoftoi sot ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

“Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që shohim një afrim më të madh midis dy palëve në çdo fazë të bisedimeve”, tha Çavusoglu duke shtuar se përparësia kryesore është sigurimi i armëpushimit sa më shpejt të jetë e mundur dhe hapja e rrugës për një zgjidhje të qëndrueshme politike.

“Në takimin e sotëm, ka patur një progres të mjaftueshëm për të arritur këtë qëllim”, tha ai, duke theksuar se ministrat e Jashtëm të të dy vendeve pritet të takohen në fazën tjetër për të vendosur një mirëkuptim të ndërsjellë dhe për të mundësuar një takim mes presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë.

“Turqia ka nxitur të dyja palët që të shpallin një armëpushim dhe të lehtësojnë korridoret dhe ndihmat humanitare”, shtoi Çavusoglu.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like