Stadiumi vishet me flamuj kuq e zi/ Atmosferë e zjarrtë për ndeshjen Shqipëri-Poloni

by admin
Spread the love

Stadiumi “Air Albania” po përjeton një atmosferë të zjarrtë nga tifozët për ndeshjen Shqipëri-Poloni që pritet të fillojë në orën 20:45.

Ata kanë zgjedhur të marrin flamujt kuq e zi dhe të brohorijnë për t’u dhënë zemër lojtarëve të Kombëtares.

Kjo është një ndeshje e rëndësishme për Shqipërinë, pasi është direkte për vendin e dytë në grupin eliminator të Botërorit Katar 2022 dhe një fitore do të na afronte ndjeshëm me objektivin.

Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot, 22 mijë tifozë do ndjekin ndeshjen nga shkallët e tij, por jo të gjithë do të brohorasin për Shqipërinë.

Mësohet se në impiantin modern, në zemër të Tiranës, do të jenë jo pak, por 1 mijë tifozë polakë të pranishëm për miqtë.

Trajneri Edi Reja në konferencën e zakonshme për shtyp, u përpoq të largojë presionin nga të tijtë, gjithashtu ai hodhi dritë edhe mbi formacionin me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë në orën 20:45 në “Air Albania”.


Top Channel

You may also like