Stadiumi i ri i Chelsea – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Drejtuesit e klubit londinez kanë në plan që të ndërtojnë një impiant të ri me vlerë 1.7 miliardë euro

Chelsea ka plane specifike për të ardhmen! Klubi londinez është gati që të prishë “Stamford Bridge”, për të ndërtuar një impiant të ri me më shumë kapacitet, e me facilitete që do të sjellin edhe më tepër të ardhura.
Sipas tabloidit britanik “Daily Telegraph”, përfaqësuesit e klubit kanë nisur nga puna. Bisedimet kanë filluar me grupin aksionar që ka në pronësi “Stamford Bridge”, ndërsa janë gati që të shpenzojnë rreth 56 milionë euro për të blerë një sipërfaqe toke në afërsi të impiantit të “bluve” të Londrës.

Sipas ideuesve të projektit, shtimi i hapësirës aktuale që Chelsea ka në zotërim, është i nevojshëm pasi do të ndërtohen zona argëtuese dhe zyra të reja, për më tepër që impianti i ri do të akomodojë 55,000 persona.

Ndërtimi i stadiumit dhe faciliteteve të reja do të përfundojë pas pesë vitesh e do të kushtojë 1.7 miliardë euro. Ndërkohë që sfida e parë në shtëpinë e re pritet që të luhet në vitin 2030. Ndërsa impianti i ri do të ndërtohet, Chelsea pritet që t’i zhvillojë ndeshjet ose në stadiumin “Wembly”, ose në “Craven Cottage” të Fulhemit.

Klan News

You may also like