SSP: “Veselinoviç dhe Radoiçiç do të marrin nga Serbia 350 milionë euro për shtyllat elektrike të betonit”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Zvonko Veselinoviç dhe Millan Radoiçiç, do të thotë partnerët e tyre në krye të qeverisë, do të përfitojnë më së shumti nga kollapsi i sektorit energjetik në Serbi”.

Këtë koment e bënë partia serbe për “Liri dhe Drejtësi” (SSP), e cila udhëhiqet nga kryeopozitari Dragan Gjillash.

“Në seancën publike të djeshme të Qeverisë, u lajmërua se ato urgjentisht do të ndërrojnë 920 shtylla elektrike të drurit për t’i zëvendësuar me shtylla të betonit, dhe se një shumë e jashtëzakonshme prej 350 milionë eurove do të shpenzohen për to”, shkruan kjo parti në deklaratë.

Ndërsa sipas deklaratës së kësaj partia opozitare “kompania që prodhon shtyllat e betonit është ‘Betonjerka Aleksinaç’ dhe është në pronësi të Veselinoviç dhe Radoiçiç”.

“Betonjerka Aleksinaç”, është e identifikuar edhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan në listën e pronave të Veselinoviç dhe Radoiçiç.

Vuçiç e informoi publikun se shtyllat elektrike të drurit po rrëzoheshin dhe se furnizimi me energji elektrike po rrezikohej pikërisht shkaku i kësaj.

Në Shtetet e Bashkuar të Amerikës janë afro 150 milionë shtylla elektrike të drurit, dhe kurrë s’rrëzohen edhe pse moti është shumë më ekstrem se në Serbi, vazhdon deklarata e kësaj partie.

“Tani ata do të përporin këtë katastrofë për të pasuruar personalisht Veselinoviçin dhe Radoiçiçin, të cilët së fundmi janë futur në listën amerikane për krim dhe korrupsion”, shkruan Partia për Liri dhe Drejtësi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, para një muaji gjithashtu mori pjesë në hapjen ceremoniale të punimeve në rrugën e shpejtë Pozharevc – Veliko Gradishtë – Golubac (Korridori i Danubit).

Ai e shfrytëzoi këtë mundësi për të promovuar kompaninë e shoqëruesve të tij, Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç, “Inkop”, të cilët do të jenë nënkontraktorë, shkruan mediumi serb “Direktno.rs”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Sipas mediave, Inkop nga Çuprija vetëm në dy vitet e fundit u ka sjellë pronarëve 30 milionë euro fitime, nga biznesi që ata kanë marrë nëpërmjet lidhjeve të ngushta me regjimin.

Lideri progresist ka bërë një foto para kamionit Inkop, ndërsa foton e ka postuar në faqen e tij në Instagram “buducnostsrbijeav”.

Kompania ndërtimore “Inkop” nga Çuprija u themelua në vitin 1992. Fillimisht u angazhua në transportin rrugor të mallrave, ndërsa në vitin 2014 e ndërroi aktivitetin në ndërtimin e rrugëve dhe autostradave.

Mediat shumë shpejt publikuan informacione jozyrtare se pronari i vërtetë i kompanisë Inkop ishte përmes motrës së tij, Zvonko Veselinoviç.

Ajo kompani u punësua si nënkontraktore nga Energoprojekt, atëherë kryesisht një kompani shtetërore.

Siç raportojnë mediat, Inkop më pas, si kompani e re në ndërtimin e rrugëve, mori detyrën e ndërtimit të seksionit të Korridorit 11 Ljig – Preljina me vlerë 60 milionë dollarë si anëtar i konsorciumit.

Informacionet jozyrtare një vit më vonë i konfirmoi vetë Zvonko Veselinoviç në një bisedë të shkurtër për Insajderin serb, duke theksuar se ai menaxhon kompaninë Inkop nga Çuprija.

Vetëm në shtator të vitit 2018, vëllezërit Zvonko dhe Zharko Veselinoviç janë regjistruar si pronarë zyrtarë, ndërsa Milan Radoiçiç, nënkryetar i Listës Serbe dhe bashkëpunëtor afatgjatë i Zvonko Veselinoviç, u bë bashkëpronar i tretë.

Kompania Inkop është pronare shumicë e kompanisë “Granit peščar” nga Ljig, e cila prej vitesh është në listën e debitorëve më të mëdhenj tatimorë.

Vetë Incope, siç ka zbuluar Insajderi, i ka borxh shtetit, por në vitin 2016, pagesa e borxhit tatimor në vlerë prej rreth 380 mijë euro është shtyrë për pesë vite.

Skandale të shumta kanë të bëjnë me biznesmenët serbë në Kosovë si Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç dhe ndaj tyre në periudhën paraprake janë zhvilluar procedura të ndryshme gjyqësore.

Ata njihen si financues jozyrtar të Partisë Progresive Serbe.

Të dy u paditën nga Prokuroria Speciale në vitin 2011 për shpërdorimin e 32 kamionëve Hypo Alpe Adria Leasing, por u liruan nga këto akuza në vitin 2016.

You may also like