“Squid Game” thyen çdo rekord! Seriali më i parë ndonjëherë në “Netflix” me 111 milionë shikime

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Drama distopiane koreano-jugore, “Squid Game” është bërë seriali më i popullarizuar ndonjëherë i Netflix, duke mbërthyer plor 111 milionë fansa pas vetes qysh nga debutimi i tij më pak se katër javë më parë.

Hiti global shtjellon temën e njerëzve të margjinalizuar që i kundërvihen njëri-tjetrit në lojërat tradicionale të fëmijëve, ndërsa vetëm njëri prej tyre do të dalë fitues, ndërsa lojtarët e tjerë që humbasin, vriten.

I parë në të gjithë botën, veçanërisht përmes mediave sociale, “Squid Game” ka kryesuar listat e Netflix në më shumë se 80 vende.

“Squid Game” ka arritur zyrtarisht 111 milion fansa, duke e bërë atë serialin tonë më të parë ndonjëherë!” deklaroi Netflix në Twitter.

 

Suksesi i Squid Game përforcon ndikimin gjithnjë e më të madh të Koresë së Jugut në kulturën globale,  pas arritjeve të tjera që kanë shënuar grupet muzikore si BTS dhe filmi “Parasite”, i cili u shpall fitues i çmimit “Oscar” këtë vit.

Në shkurt, platforma më e njohur e transmetimit në botë njoftoi planet për të shpenzuar 500 milionë dollarë vetëm këtë vit në seriale dhe filma të prodhuar në Korenë e Jugut./revistawho.com

You may also like