Squid Game nuk është serial për fëmijë! 3 këshilla për prindërit që të marrin masa sa janë në kohë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Psikologët po tërheqin vëmendjen për ndikimin e ‘Squid Game’ tek fëmijët dhe adoleshentët. Edhe në shkolla është ngritur i njëjti shqetësim për ndikimin e serisë në përditshmëri dhe mënyrën se si moshat e vogla do i shohin lojërat pas serialit.

Sipas specialistëve, mendja e të miturve nuk është në gjendje të kuptojë thelbin e serive si Squid Game. Ata japin 3 këshilla që prindërit t’i kenë parasysh.

Çdo prind duhet të shohë seritë (nëse s’i ka parë akoma) që të kuptojë si mund të flasë me fëmijën dhe të përgatitet deri në detaje për çdo pyetje dhe bashkëbisedim me të.

Nëse fëmija juaj ka parë videot që po shpërthejnë në Tik Tok, ku dhuna është kryefjala, uluni me ta dhe tregojuni që dhuna nuk është zgjidhje dhe mundohuni t’i distanconi nga social media.

Babai duhet të jetë në krah të nënës në çdo situatë dhe ndërhyrja e tij është vendimtare./revistawho.com

You may also like