S’pres nga ShBA-ja ta shohin me sytë e Albinit Beogradin, por as ata s’duhet presin që ta shoh unë me sytë e DASh-it – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti, ka thënë se nuk pret nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ta shohin Beogradin me sytë e tij [Albin Kurtit], por tha se as ShBA-të nuk duhet të presin që ai ta sheh Beogradin me sytë e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kurti e ka përmendur faktin se ka qenë rob lufte, i burgosur politik dhe se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ndërsa sipas tij, ShBA-të nuk janë viktima, por janë dëshmitarë

“Sido që të jetë unë një gjë ua kam bërë të qartë të gjithëve, ‘as nuk pres nga SHBA-të që ta shohin Beogradin zyrtar me sytë e Albin Kurtit, por as ata nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Departamentit Amerikan të Shtetit’”.

“Ne jemi viktima. Viktima dhe dëshmitari nuk janë e njëjta gjë. Prandaj, unë besoj që Serbinë e njoh më mirë dhe nuk mund ta kem të njëjtë qëndrimin e as ndjeshmërinë, sikurse Departamenti Amerikan i Shtetit. Kjo do të thotë që duhet të bashkëbisedojmë. Marrëdhënia jonë duhet të jetë e aleatëve, partnerëve dhe miqve. Mirëpo kjo nuk do të thotë që të jemi identik”.

“E dyta, unë jam bërë kryeministër pas një plejade të kryeministrave që ishin shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin e bukur të ndryshëm prej meje, dhe kjo ma vështirëson mua punën për raportin e ri që unë dua të ndërtoj me të gjithë partnerët tanë perëndimor. E kjo është një rrugë dykahore e jo vetëm një. Në marrëdhënie edhe merr edhe jep. E jo vetëm të japësh. Kjo është arsyeja pse unë besoj që tej publikohen, super afirmohen dallimet e rastit për çështje të caktuara kohë pas kohe me ShBA-të”, tha Kurti në një intervistë për “Public Square”, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Kurti tha se ambiciet e tij për Kosovën dhe për kombin shqiptar janë më të mëdha se të Ëashingtonit dhe të Brukselit e sipas tij, kjo është normale.

“Paramendoni sikur të ishte ndryshe. Çfarë ardhmërie mund të presim ne për shtetin tonë dhe për kombin tonë mbarë nëse ndërkombëtarët i kanë ambiciet për ne më të mëdha sesa ne për kombin tonë? Ne gjithmonë duhet të kemi ambicie më të larta për veten tonë sesa atë që kanë partnerët, aleatët dhe miqtë tanë, që sigurisht që janë të paçmueshëm dhe të pazëvendësueshëm”, tha Kurti.

You may also like