Spotify kërkon falje për falje për Joe Rogan –

by admin
Spread the love
Por refuzoi “ta bëjë të heshttë”…

 

CEO i Spotify, Daniel Ek, i kërkoi falje stafit për komentet “tmerrësisht fyese” të bëra nga drejtuesi i podcast, Joe Rogan, por tha se nuk do ta bënte “të heshtte” prezantuesin e famshëm.

Spotify eliminoi rreth 70 episode të podcast-it të Joe Rogan nga aplikacioni në fundjavë, pasi muzikanti India.Arie publikoi një video të Rogan që përdor fjalën “N”* disa herë në shfaqjen e tij.

Episodet përfshinin një intervistë të vitit 2015 me komentatorin e së djathtës ekstreme Chuck Johnson, në të cilën Johnson i thotë Rogan se njerëzit me ngjyrë kishin në gjenetikën e tyre “prirje ndaj dhunës”.
“Disa komente të Joe Rogan janë tepër fyese – por dua të qartësoj se nuk përfaqësojnë vlerat e kësaj kompanie – shkruante CEO i Spotify, Daniel Ek, në email-in e së dielës në mbrëmje. Por dua të bëj diçka të qartë – besoj se nuk është përgjigje të ‘bëjmë të heshttë’ Joe”.

Në dy javët e fundit, artistë si Neil Young, Joni Mitchell dhe Arie kanë kërkuar të heqin këngët e tyre nga Spotify për të protestuar kundër Rogan. Bojkotimi i Young dhe Mitchell është një përgjigje ndaj një episodi të podcast-it të dhjetorit, ku Rogan intervistonte Robert Malone, një virolog i cili ka bërë kërkime mbi teknologjitë mRNA dhe ka qenë kritik në lidhje me vaksinat kundër koronavirusit.

Arie i kritikoi komentet e Rogan për racën. “Mendoj se Joe Rogan ka të drejtën të thotë atë që dëshiron të thotë. Mendoj madje se edhe unë kam të drejtën të them se çfarë dua” – tha ai në një video të publikuar në Instagram ku përfshiu video të Rogan duke përdorur fjalën fyese “N”. “Cili është qëndrimi im për këtë? Ai as që duhet ta shqiptojë atë fjalë”.

Ndërkohë që kriza është përkeqësuar, Daniel Ek është përpjekur të qetësojë kritikët, si nga stafi i tij, ashtu edhe nga muzikantët e shquar, ndërkohë që vijon të mbështesë Rogan, ylli i një show të suksesshëm që është vendimtar për strategjinë e rritjes së podcast-ëve të Spotify.

Spotify ka paguar rreth 100 milionë dollarë për të sjellë ekskluzivisht në aplikacionin e tij, shfaqjen e Rogan. Arie dhe artistë të tjerë me ngjyrë janë ankuar se Spotify po i jepte Rogan milionë dollarë, ndërkohë që ata i paguante me qindarka për çdo transmetim të muzikës së tyre.

Në përgjigje të polemikave, Ek tha të dielën tha se do të shpenzonte 100 milionë dollarë për “licencimin, zhvillimin dhe marketingun” e muzikës dhe përmbajtjes audio nga grupet historikisht të margjinalizuara.

Ndërkohë që kritikat ndaj Spotify rriten, CEO i saj, Daniel Ek, tha se kompania është një platformë dhe jo një publikues përgjegjës për përmbajtjet – një argument i përdorur nga Facebook në të shkuarën. Megjithatë, marrëveshja e licencimit prej 100 milionë dollarësh e Spotify me Rogan e mjegulloi atë linjë, pranoi Ek të dielën.

“Ne nuk jemi editor i ‘Joe Rogan Experience’. Por perceptimi për shkak të licencës sonë ekskluzive nënkupton të kundërtën. Kështu që kam luftuar se si ky perceptim të përshatet me vlerat tona” tha ai.

Të shtunën, Rogan kërkoi falje për përdorimin e fjalës “N” në podcast-ët e mëparshëm. Rogan tha se kishte gabuar kur përdori fjalën “N”, por këmbënguli se nuk ishte racist.

“Nuk mund të kthehem pas në kohë dhe të ndryshoj atë që kam thënë. Do të doja të mund ta bëja. Natyrisht kjo nuk është e mundur, por shpresoj që ky të mund të bëhet një moment mësimi për këdo që nuk e kupton se sa fyese mund të tingëllojë kjo fjalë nga goja e një personi të bardhë, në kontekst apo jashtë kontekstit,” – tha Rogan në një deklaratë video.

*Fjala “N” (Nigger) – është pranuar prej kohësh se është fyerje dhe nuk duhet të përdoret nga njerëzit e bardhë kur iu referohen njerëzve me ngjyrë.

/ Financial Times 

You may also like