Spiunia ruse, 10 vjet në bazën e NATO-s në Napoli

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazeta italiane La Repubblica, me një investigim të kryer në bashkëpunim me revistën gjermane Der Spiegel zbuloi se nga viti 2008 deri në vitin 2018, një agjente ruse arriti të depërtonte në bazën e NATO-s në Napoli.

Hetimi zbuloi se agjentja, e cila quhej Maria Adela Kufeld Rivera, përdorte pasaporta të inteligjencës ruse. “Ajo ishte një vajzë tridhjetë vjeçare, veçanërisht inteligjente, që fliste gjashtë gjuhë”, shkruan gazeta La Repubblica.

Nuk mund të konstatohet nëse spiunia “vodhi” informacione të klasifikuara, por është e qartë se ajo ra në kontakt me një zonë që është niveli më i lartë i fuqisë ushtarake, operacionale të vendeve perëndimore në Evropë.

Maria Adela, sipas shtypit italian, u njoh shumë shpejt me anëtarët e stafit të bazës së NATO-s në Napoli dhe mori pjesë në jetën e qytetit të madh të Jugut italian. “Para se të zhdukej, ajo pushtoi shumë zemra dhe shkaktoi një sërë zhgënjimesh romantike”, shkruan gazeta italiane.

“Është e qartë se i gjithë ky rast ngre një çështje sigurie më të përgjithshme, përsa i përket mbrojtjes së sekreteve ushtarake të bazës së NATO-s në Napoli dhe të Flotës së Gjashtë amerikane”, theksojnë shumë analistë italianë.

Sipas La Repubblica, burimet e inteligjencës italiane thonë se rreth një e treta e diplomatëve rusë në Itali (rreth 80 nga gjithsej 240) thuhet se janë anëtarë të tre shërbimeve sekrete të Moskës.

You may also like