Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me videon e postuar nga Basha me momente të protestës së djeshme, ku fliste për shfaqje të dh**unshme dhe fundin politik të ish-kryeministrit Berisha.
Manjani thotë se fundi politik i Berishës nuk është çudi, pasi sot është 77-vjeç, por vetë Basha çfarë pret, të rrijë në politikë me mercenarë, apo do ta mbajë Rama me vota dhe para gjithë jetën.
Manjani: “Berisha 77-vjeç mund të jetë afër fundit të tij politik dhe s’është ndonjë çudi e panatyrshme. Por sigurisht jo për arsyet që thotë ky banditi i karamelizuar.
Ama një gjë është e qartë kristal, se me kët palaço bandit dhe me PD fallco të tij, jo shpresë që ska, por as b*ythen se fshin njeri me fletët e votimit ku mund t’i shfaqet surrati.
Ta provojë të dalë e të lypë vota, por më parë të gjejë vrimën e mizës!
Ptu! Palaco!
Ça kujton ky hajvan se do rrijë në politikë me mercenarë?!
Apo do e mbajë Ed Rama me vota e pare gjith jetën?!
Bah çfarë neverie”, shprehet ai.