S’përmbahet Basha: Amerika e toleroi Ramën të vjedhë zgjedhjet se unë nuk isha distancuar nga Berisha

by admin
Spread the love

Lulzim Basha, ka vijuar me deklaratat e tij absurde “pa frena” mbrëmjen e sotme në emisonionin “Open”, duke krijuar reagime të shumta te demorkatët e ndershëm.

Sipas Bashës, SHBA e lejoi Ramën t’i vjedhë zgjedhjet e 25 prillit, pasi ai nuk i ofronte besimin e nevojshëm, sepse nuk ishte distancuar nga Sali Berisha.

Një nga arsyet sepse Rama u lejua të vjedhë zgjedhjet e 25 prillit ishte edhe se ne nuk ofronim besimin e nevojshëm për të realizuar ndryshimin dhe për t’u shkëputur nga e kaluara. Mesa duket PD dhe Basha nuk ishin garanci e mjaftueshme për kontrollin e hipotekave të të kaluarës. Për këtë shkak, u lejua Edi Rama të shkelte marrëveshjet e 5 qershorit. Kush e lejoi, kush tjetër. Çdo aktor duhet të marrë përgjegjësinë e vetë.
Ja pra e thashë arsyen e vërtetë”, u shpreh Basha.

You may also like