​Spekulohej se do e merrte drejtimin e Kosovës, Breitenreiter bëhet trajner i skuadrës angleze

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sipas spekulimeve gjatë muajve të fundit, André Breitenreiter ishte një opsion i mundshëm për stolin e Kombëtares së Kosovës.

Pavarësisht spekulimeve, Breitenreiter tani nuk do të jetë më i lirë, pasi që është bërë trajneri i ri i Huddersfield Town.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e njohur angleze.

“Jemi të gëzuar që e bëjmë zyrtare emërimin e André Breitenreiter si trajnerin e ri të Huddersfield Town”, shkruante në komunikatën e Huddersfield Town.

Breitenreiter nënshkruan kontratë me Huddersfield deri në vitin 2026, dhe e merr drejtimin e skuadrës së parë që nga java e ardhshme.

You may also like