Spektakël në pjesët e para të ndeshjeve të Superligës

by admin
Spread the love

Elita e futbollit kosovar, BKT Superliga po vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 11-të.

Kanë përfunduar pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës së Kosovës, që po zhvillohet sot në kuadër të xhiros së 11’të shkruan Insporti.

Gjilani që po pret në shtëpi Feronikelit ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 0-0, kjo pasi VAR-i e anuloi golin e shënuar nga Albert Dabiqaj. Ky i fundit madje u lënduar dhe u largua nga loja.

Llapi po mposhtet me rezultat 1-2 nga Drita, atje ku të dy skuadrat po luajnë me nga një lojtarë më pak.

Në minutën 28’të u largua nga fusha, Ilir Krasniqi, teksa në minutën e 44’të me të kuq u largua poashtu edhe Balde i Dritës.

Dhe, ishte Alban Shillova ai që e konkretizoi penalltinë e fituar vetë, duke i çuar shifrat në 1-2.

Në anën tjetër, në Malishevë, Ulpiana është në avantazh prej 1-0 me golin e Santos.

/Insporti.com

You may also like