Në ditën e sotme para orës 10 ndodhi dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, nga populli i quajtur “e hëna e zezë”, kur si deputetë të opozitës në atë kohë, së bashku me gazetarët u nxorëm nga salla e Kuvendit nga seanca në rendin e ditës së së cilës ishte Buxheti, ka publikuar në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ai shprehet se 24 dhjetori është dëshmi për “matricën e dhunës dhe krimit, për matricën e VMRO-DPMNE-së, e cila kulminoi me terrorizëm ndaj shtetit më 27 prill 2017”.
“Por nga kjo distancë, 24 dhjetori është indikator i mirë për ndryshimet tektonike nga atëherë deri më sot, veçanërisht gjatë kohës prej kur udhëheqë me MPB-në, së bashku me ekupin tim. Policia tanimë nuk është mbrojtës i krimit, policia është në shërbim të qytetarëve”, thotë Spasovski.