Spasovski: Sulmi ndaj policëve nuk është demokraci, por vandalizëm

by admin
Spread the love




Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot para mediave tha se sulmi ndaj zyrtarëve policore nuk është demokraci por vandalizëm dhe dhunë.

E dënoj ashpëj dhunën ndaj policëve. Sulmi ndaj policëve, sulmi ndaj insitucioneve shtetërore, nuk është demokraci, por vandalizëm dhe dhunë. Kemi të lënduar 47 zyrtarë policorë prej sulmeve vandale. Tash i vizituam dy kolegë të cilët kanë marrë lëndime më të rënda, ndërsa edhe 11 të tjerë janë më lehtë të lënduar. Dua të falenderoj çdo polic për heroizimin dhe për faktin se ruajtën institucionet dhe qytetarët. Ishin në nivel të detyrës. Janë arrestuar vetëm ata të cilët kanë sulmuar fizikisht policinë.

Spasovski më tej u ka bërë thirrje partive politike që të jenë më të përgjegjshme. /SHENJA/


You may also like