Spasovski paralajmëroi aksion të ri kundër trafikut të drogës – Shqip

by admin
Spread the love

Masa të rrepta për të gjithë ata që merren me reket, kërcënime dhe shantazhe

Me aksionet e fundit të ndërmarra nga ana e MPB dhe Prokurorisë Publike u zbuluan shumë banda kriminale që janë të fokusuara në shitjen e drogës. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski njoftoi se aksionet policore do të vazhdojnë edhe me tej dhe do të merren masa.

“Praktikisht këtë muaj patëm një aktivitet operacional në të gjithë territorin e vendit, pikërisht për shtypjen e trafikut të drogës në rrugë. Ju e dini për aksionin ‘Verë e sigurt’, i cili dha rezultate të jashtëzakonshme në fushën e reduktimit të krimit, tani po kalojmë me një aksion të dytë ‘Qyteti i sigurt’, i cili ka për qëllim pikërisht ato struktura dhe grupe kriminale dhe këtu do të punojmë intensivisht për të siguruar paqen dhe qetësinë e qytetarëve në një nivel të lartë”, thotë Spasovski.

Sa i përket akuzave të opozitës maqedonase se MPB po mbron grupe te caktuara kriminelësh dhe se persona me rrezik për sigurinë kanë marrë leje për armë në procedurë të shkurtuar, Spasovski i quan marrëzi.

“Nuk mundet në të njëjtën kohë të luftosh strukturat kriminale dhe të mbrosh dikë. E për pjesëtarët e policisë maqedonase nuk ka fare rëndësi se kush në cilin grup bën pjesë. Pjesa më e madhe e këtyre strukturave kriminale janë në vuajtje të dënimit me burg, ndërsa për të gjitha strukturat e tjera kriminale që merren me reket, kërcënime dhe shantazhe, lufta ndaj secilës prej tyre vazhdon intensivisht”, deklaroi Oliver Spasovski.

Ministri Sapsovski foli edhe për paralajmërimet e rreme për bomba nëpër shkolla. Sipas tij, së shpejti, do të ngihen kallëzime penale për terrorizëm ndaj një grupi qytetarësh nga Maqedonia./KlanMacedonia

 

You may also like