Spasovski: Nuk ka lëshime për askënd që meret me krim, pa marrë parasysh a ka lidhje farefisnore me funksionarë

by admin
Spread the love

Çdonjëri që merret me krim duhet të mbajë përgjegjësi, pa marrë parasysh nëse ka lidhje farefisnore me ndonjë funksionar, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në lajmet në Kanal 5 ku ishte mysafir, duke u përgjigjur në pyetjen për arrestimin e djalit të një deputeti dhe të një funksionari të lartë në polici, lidhur me tregtinë e palejuar me drogë dhe armë.

“Patëm aktivitete intensive në periudhën e kaluar. Departamenti për Krim të Organizuar pranë MPB, së bashku me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe gjithashtu me prokuroritë themelore publike. Në dy aksionet – në zonën e SPB të Shkupit dhe në atë të SPB të Shtipit, janë shkatërruar disa grupe kriminale që merren me tregti me drogë dhe me armë. Në Shkup janë shpërbërë disa grupe kriminale, janë bërë kontrolle në 27 lokacione, janë arrestuar 15 persona të cilët kanë qenë të përfshirë për një kohë të gjatë dhe janë nën vëzhgim nga MPB. Po ashtu në territorin e SPB Shtip janë arrestuar persona nga Koçani, Vinica, Berova për tregti droge. Aty ka qenë edhe një polic i cili praktikisht ka bashkëpunuar me këtë grup”, tha Spasovski.

Ministri tha se për askënd nuk do të ketë lëshime dhe do të përgjigjen të gjithë që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion.

“Porosia është e qartë – secili që meret me krim duhet të mbajë përgjegjësi. Për askënd nuk ka lëshime në këtë pjesë dhe absolutisht nuk dua të mendoj në drejtim të asaj nëse dikush ka lidhje farefisnore ose çfarëdo lloj lidhje me funskionarë. Çdonjëri duhet të mbajë përgjegjësi. Sepse jo vetëm për drogën dhe armët, për çdo lloj aktiviteti kriminal, nëse nuk jepet përgjigje energjike nga shteti dhe institucionet, kjo nënkupton humbje të asaj beteje me krimin dhe korrupsionin”, thotë Spasovski.

Ai potencoi se lufta është permanente në këtë pjesë, me çka përkujtoi aktivitetet me të cilat në rajonin e SPB Tetovë ishte arrestuar një grup kriminal 10-anëtarësh për tregti me njerëz, gjegjësisht joshje të një personi të mitur.

MARKETING



You may also like