Spasovski: Nuk ka asnjë problem me Ligjin për shtetësinë

by admin
Spread the love




Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot deklaroi se nuk ka problem me Ligjin për shtetësinë dhe apeloi që të mos krijohet famë se kemi problem me këtë zgjidhje ligjore.

Deri më tani kanë aplikuar rreth 560 qytetarë në Maqedoninë e Veriut që nuk kanë shtetësi, të gjithë qytetarët e tjerë janë qytetarë që nuk jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe kanë aplikuar për shtetësinë tonë. Kjo procedurë mund të jetë ngadalësuar dhe akjo procedurë nuk është përmes MPB-së. MPB mbledh të dhëna, pëlqime, mendime nga disa institucione në varësi të bazës mbi të cilën është paraqitur kërkesa. Kur t’i mbledhë të gjitha ato të dhëna, më në fund nxjerr vendimin, që posa të fillojë procedura, ajo procedurë të përfundojë”, tha Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit pas vizitës në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë.

Ministri i Punëve të Brendëshme njëherit apeloi për durim gjatë procedurës së marrjes të shtetësisë.


You may also like