Spasovski: Nuk do të ketë policë nga Bullgaria në përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit

by admin
Spread the love





Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sonte në emisionin “10 minuta” në TV21 zbuloi se a do të ketë policë nga Bullgaria në manifestimin e nesërm me rastin e 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit.

“Jo, nuk do të ketë polici nga Bullgaria. Ishte dezinformim, duke përhapur një lloj lajmi të rremë, që është pjesë e asaj propagande që donte të përhapej”, tha Spasovski.

Ai foli edhe për kërcënimet me bombë nëpër shkolla dhe institucione tjera, ndërsa tha se kjo është pjesë e asaj lufte hibride që po ndodh.

“Mendoj se pikërisht tani është zgjedhur koha kur kemi një situatë në të cilën kemi një rrezik të lartë për organizimin e një eventi. Në territorin e Shkupit sot kishim tetë shkolla të mesme dhe një shkollë fillore. Të gjitha kontrollet janë kryer, raportet janë të rreme”, tha Spasovski.







Artikulli paraprak​Kancelari gjerman: Nuk ka shpresë për bisedime paqeje derisa Rusia të tërhiqet nga Ukraina
Artikulli tjetërKovaçevski bisedë telefonike me Chollet: Mbështetje e madhe nga SHBA-të për Maqedoninë e Veriut




You may also like