Spasovski flet për përfshirjen e agjentëve të huaj

by admin
Spread the love

Gjendja e sigurisë në vend është e qetë dhe nuk mund të përshkallëzohet si pasojë e protestave kundër propozimit francez, thotë ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, shkruan Alsat.

Sipas tij, pretendimet e Presidentit Stevo Pendarovski për përfshirje të agjentëve të huaj janë të vërteta, por në këtë moment nuk mund të ndahen informacione me opinionin për shkak se cenohen rrugët operative për identifikimin e të infiltruarve.

Policia ka bërë bilancin e të lënduarve nga protestat shtatë ditore në Shkup. Gjithsej 54 policë janë lënduar, ndërsa dy prej tyre në gjendje më të rëndë.

Asnjë pjesëtar i policisë nuk ndodhet në rrezik për jetën ose që rrezikon humbjen e vendit të punës për shkak të plagëve të mara nga protestat.

Lidhur me motivin e incidentit të 6 korrikut te Sheshi Skënderbeu, Spasovski ka përgënjeshtruar kreun e opozitës, Hristijan Mickoski i cili tha se personi i cili u shfaq me armë zjarri kishte për qëllim të vriste vetë Mickoskin.

Sipas njeriut të për të MPB-së, i gjithë rasti është zbardhur se janë ndaluar të gjithë personat e përfshirë në incident.

Ndërkohë 22 persona janë arrestuar për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe nxitjes së rrezikut të përgjithshëm. 15 prej tyre janë proceduar penalisht.

12 ndodhen në paraburgim, ndërsa për tre minoren janë ngritur kallëzime penale. Ruta e protestuesve mbetet ajo e 7 korrikut, nga Qeveria deri tek Kuvendi. / Alsat.mk

You may also like