Spasovski: Është realizuar kursim prej 30 për qind energji elektrike për muajin tetor

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kursejmë së bashku sot, që të kemi nesër, është realizuar kursim prej 30 për qind të energjisë elektrike për muajin tetor të këtij viti, informoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ministri në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk kumtoi se janë investuar 500 milionë denarë për efikasitet energjetik në objektet, 18,6 milionë denarë për ndryshim të mënyrës së vjetër të ngrohjes me të re dhe 3,5 milionë denarë në panele diellore.

Njëherit, ministri Spasovski përkujtoi se janë rikonstruuar 78 objekte.

 


You may also like