Spartak Ngjela: Nuk bëhet drejtësia me 6-mujorët e Saliut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Avokat Spartak Ngjela ka folur për çështjen e ekspertizës shqiptare dhe të huaj. Ai tha se duhet të huazohen profesionistë.

“Kjo çështje i takon ekspertizës shqiptare dhe të huaj. Unë konstatoj që po zbrazet dhe nuk po mbushet. Mund të kenë mundësi t’i bëjnë edhe në Shqipëri, por jo me 6-mujorët e Saliut. Enver Hoxha të paktën bëri reformë, por i solli nga Rusia. Ky bëir një kurs në Plepa dhe e shikoni se ku e katandisi drejtësinë. Nuk mund të bëjmë më nga këto gjëra se janë turpe. Diçka duhet bërë, qoftë edhe me huazim. Mund të huazohen këshilltarët dhe gjyqtari të jetë shqiptar. Por nuk mund të presim se djegim sistemin”, tha Ngjela në emisionin “Debat” në A2 CNN.

You may also like