Spartak Ngjela del me paralajmërimin e fortë: Besimplotë se shqiptarizmi do ta dominojë Ballkanin Perëndimor

by admin
Spread the love

Abazoviç do jetë kryeministër i Malit të Zi, Avokat Spartak Ngjela e konsideron si një sukses i radhës drejt zhvillimit të vijueshëm të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, krijimin e shumicës nga Dritan Abazoviç për të qenë kryeministër i Malit të Zi. Përmes një analize në rrjetet sociale, avokat Ngjela theksoi ditën e djeshme se sipas tij, ky akt pritej, ndërsa u shpreh besim plotë se kjo qasje tregon se shqiptarët do të dominojnë Ballkanin.

“Shqiptari Dritan Abazoviç ka krijuar shumicën për të qenë kryeministër i Malit të Zi. Kjo pritej, por në këtë rast po na jep shenjën e parë për eskalimin e mëtejshëm të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Është në lëvizje politika amerikane. Por duhet të kuptojmë se e vetmja forcë real-perëndimore në Mal të Zi, janë shqiptarët. Trevat e Malit të Zi janë në fakt Malcia katolike e Arbërisë. Dhe sot erdhi koha që shqiptarët të krijojnë qeverinë drejtuese të Arbërisë Veriore që quhej Malci; dhe që serbët e kthyen dhe e quajtën me emrin Mal i Zi. Gjithsesi, ky është një sukses i radhës drejt zhvillimit të vijueshëm të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Dhe, ky sukses, do të ecë drejt aspektesh të tjera të rritjes se ngjarjeve kombëtare, jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, në këtë trevë gjerësisht shqiptare: sepse ngjarje të tjera të karakterit kombëtar do të vijojnë dhe po vijojnë edhe në Maqedoninë e Veriut”, shkruan ai.

Më tej avokat Ngjela komentoi edhe situatën politike në Maqedoninë e Veriut.

“Ndërkohë Maqedonia e Veriut është e çliruar nga shtypja historike kundër etnisë shqiptare dhe po shkon drejt konstatimit historik që shqiptarët janë aty shumicë absolute. E gjithë kjo kohë po vjen ngaqë shqiptarizmi do ta dominojë patjetër Ballkanin Perëndimor, se kjo ka qenë dhe mbetet të jetë një e vërtetë historike”, nënvizoi Ngjela.

You may also like