Spartak Ngjela befason me atë që thotë për Edi Ramën: Kisha besimin se ky do të ishte ndryshe nga të tjerët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Spartak Ngjela, ka mbajtur sot një qëndrim mjaft të ashpër në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave të pagave të qytetarëve.

Ndër të tjera, Ngjela theksoi për kryeministrin Rama se “Kisha përshtypjen se ky do të ishte diçka ndryshe në konceptin e përgjegjësisë, por edhe ky qenka në rrjedhën e Lanës”.

Më tej, ai hoqi paralelizmin se Shqipëria është akoma në sistemin otoman, ku ai që i paguante para sulltanit drejtonte vendin.

Duhet të flasim me një koncept gjeneral. Një kryeministër me personalitet që ruan karrierën e tij, del e thotë kemi përgjegjësinë tonë, do të japë dorëheqjen derisa të zbus këtë çështjen. Si mund të dalë kryeministri të thotë kështu kanë ndodhur në Spanjë e SHBA, janë avokati vulgare, budallallëqe, janë non sense. Ajo që provohet është përgjegjësi morale për shtetin, jo penale. Qeveria nuk ka pasur aftësi të ruajë sekretin shtetëror në analet e veta. Pse u vodh banka, me hakera thesari i shtetit, kjo është ndryshe. Kryeministrat shqiptarë që kanë ardhur pa përjashtim nuk e ditur se çdo të thotë, kanë ardhur si pashallarë. Pashain e emëronte sulltanit. I thoshte mua më duhen 6 mln lira ta zemë, ky vendoste njerëzit e tij, si këta këtu, e mbase i jepnin sulltanin lira i rripnin popullin., Ky është otomanizmi. Dhe këtu ministri emëron ministrin dhe i thotë dua 2 mln euro, nuk dua të përmend emra, dua kaq i thotë kryeministri dhe gjoja i dua për partinë. Pra ky moment otoman pësoi çarje të madhe se i doli sekreti shtetëror”, shprehet Ngjela.

You may also like