Spartak Braho: Para disa ditëve takova Ramën, e paralajmërova për Vangjush Dakon

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-këshilltari i kryeministri Edi Rama, Spartak Braho gjatë një interviste televizive është shprehur se disa ditë para se ta bënte këtë deklaratë u takua rastësisht me kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, ai paralajmëroi Ramën nga Vangjush Dako, prej të cilin i tha të distancohej.

Deklarata e Brahos:

“Unë kam 30 vjet në politikë. I njoh mirë të tërë, me të mira e me të këqija. Di shumë gjëra. Nuk përpiqem të bëj shantazh me këto që di unë. Unë dua që secili të korrigjohet dhe ia them edhe veç e veç, edhe troç. Biles para disa ditësh ia thashë edhe kryeministrit në një takim të rastësishëm. I thashë: Ndahu nga Vangjush Dako! Sindromi Dako është baras sindromi i hajdutit shtetëror, privat. Sindromi i një njeriu që pasi shfrytëzoi të tëra strukturat politike dhe i gllabëroi, i korruptoi, i bleu dhe në llogari të interesave të tija okulte dhe pasurore. Le që s’ka më Parti Socialiste në Durrës të themi të vërtetën, por po na merr në qafë edhe disa shtetarët tanë që vijnë dhe hanë dreka darka në Durrës me të” tha Braho.

You may also like