SPANJË – Valë e re protestash e sektorit të shëndetit publik

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MADRID, 11 prill /ATSH-DPA/ – Valë e re protestash në sektorin e shëndetit publik në Spanjë, një vend ku grevat dhe demonstratat janë lidhur muajt e fundit në rajone të ndryshme.

Mjekët nga Galicia janë ndalur sot, përveç atyre nga enklavat e Ceutës dhe Melillës, ndërsa nesër pritet nisja e grevës në Andaluzi. Ndërkohë, po protestojnë edhe laborantë nga disa spitale publike në Madrid.

Të mërkurën e 19 prillit pritet një grevë e mjekëve të spitalit në kryeqytet.

Ashtu siç ka ndodhur veçanërisht që nga vjeshta e kaluar, kërkesat kryesore të profesionistëve shëndetësorë kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të pagave dhe organizimit, si dhe kërkesat për një rritje të burimeve të alokuara për shërbimet e pacientëve.

Në veçanti, disa demonstrata në mbështetje të kërkesave u organizuan edhe në Madrid me pjesëmarrjen e dhjetëra në disa raste qindra- mijëra njerëzve. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Vota kundër PS-së e ka katandisur Shkodrën në shëmbëlltyrën e paaftësisë

You may also like