SPANJË – Stoltenberg paralajmëron kundër dobësimit të mbështetjes për Ukrainën

by admin
Spread the love

MADRID, 21 nëntor /ATSH-DPA/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi sot kundër zvogëlimit të angazhimit ndaj Ukrainës.

Stoltenberg u tha parlamentarëve nga vendet e NATO-s, të mbledhur në Madrid, se ai e dinte se ”mbështetja e Ukrainës do të kishte një kosto” dhe se ”shumë njerëz po vuanin nga rritja e kostove të energjisë dhe ushqimit”.

“Por, çmimi që paguajmë si aleatë të NATO-s matet me para’, ndërsa ukrainasit paguajnë një çmim që matet me gjak. Dhe nëse lejojmë që presidenti rus Vladimir Putin të fitojë, të gjithë ne duhet të paguajmë një çmim shumë më të lartë”, paralajmëroi ai.

”Regjimet autoritare në mbarë botën do të mësojnë se mund të arrijnë atë që duan me forcë brutale”, tha Stoltenberg.

“Kjo do të kishte pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë tonë. Do ta bëjë botën më të rrezikshme dhe ne më të prekshëm. Ne duhet të jemi të përgatitur për të mbështetur Ukrainën për një kohë të gjatë”, shtoi ai.

Stoltenberg foli në Asamblenë Parlamentare të NATO-s ku 269 parlamentarë nga 30 vendet anëtare të aleancës diskutojnë çështjet e politikës së sigurisë dhe mbrojtjes./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like