SPANJË – Policia sekuestron produkte të falsifikuara me vlerë gjysmë miliardë dollarë

by admin
Spread the love

MADRID, 20 shtator /ATSH-DPA/- Policia spanjolle konfiskoi gjysmë miliardë dollarë produkte pirate në një operacion të madh në Ishujt Kanarie, njoftuan sot zyrtarët.

“Transporti përfshinte 5 ton produkte luksoze të rreme të prodhuara në Kinë që u gjetën në ishujt Tenerife dhe Fuerteventura”, tha përfaqësuesi i qeverisë në Ishujt Kanarie, Anselmo Pestana.

Ai theksoi se kjo ishte sasia më e madhe e markave të falsifikuara të konfiskuara ndonjëherë në Evropë.

Zyrtarët arrestuan gjithashtu 17 persona, përfshirë tre krerët e bandës.

“Produktet u konfiskuan në 14 dyqane, katër magazina dhe tre rezidenca private”, tha Pestana. Policia gjithashtu sekuestroi 70,000 euro (69,900 dollarë) dhe tre automjete.

Sipas policisë banda ishte e specializuar në shitjen e produkteve të markave të falsifikuara nga Kina, veçanërisht në zonat turistike.

Kontrabanda e produkteve të markave të falsifikuara është një biznes miliarda dollarësh që dëmton kompanitë, mallrat e të cilave kopjohen.

‘Autoritetet e BE-së sekuestruan një total prej 66 milionë artikujsh të falsifikuar në vitin 2020, kryesisht nga Kina dhe vende të tjera në Azi”, sipas Zyrës së Pronësisë Intelektuale të BE-së, në Spanjë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like