Spanja mposht Italinë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Spanja e ka mposhtur Italinë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve me rezultat 2-1, duke kaluar në finale.

Spanjollët e nisën ndeshjen më mirë duke rrezikuar me Mikel Oyarzabal, por nuk arriti të shënojë.

Në minutën e 17-të, Ferran Torres arriti të gjejë rrjetën pas asistimit të Mikel Oyarzabal për 1-0.

Italia u kthye në lojë me dy raste të mira, por Federico Bernardeschi dhe Lorenzo Insigne nuk ishte të saktë.

Në minutën e 42-të, Italia mbeti me një lojtar më pak kur Leonardo Bonucci u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.

Spanja e shfrytëzoi këtë dhe shënoi golin e dytë në kohën shtesë për 2-0 me Ferran Torres.

Edhe pjesa e dytë kishte ritëm dhe raste, por u hap vetëm në fundin e saj.

Chiesa vodhi një top në fushën e tij dhe pas një vrapimi të gjatë, erdhi te porta e Spanjës, duke ia pasuar topin Lorenzo Pellegrinit që shënoi për 2-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Italia pësoi humbje pas 37 ndeshjesh.

You may also like