Spanja “manita” kundër Islandës, Belgjika e Anglia fitojnë me “tris”

by admin
Spread the love

Spanja, Belgjika dhe Anglia i kanë fituar miqësore e sotme. Skuadra e Luis Enrique mposhti me rezultatin 5-0 skuadrën e Islandës.

Morata shënoi dy herë në fundin e pjesës së parë, ndërsa më pas ia la skenën Pino dhe Sarabia. Ky i fundit shënoi dy herë për Spanjën.

Belgjika, me lojtarë të rinj kryesisht, mposhti skuadrën e Burkina Faso me rezultatin 3-0. Vanaken dhe Trossard shënuan dy golat e parë, kurse Benteke të tretin në pjesën e dytë.

Fitore e lehtë edhe për Anglisë, që likuidoi 3-0 Bregun e Fildishtë. Watkins dhe Sterling shënuan në pjesën e parë, kurse Mings në shtesë realizoi edhe një tjetër gol.

Spanjë-Islandë 5-0
Shënues:
Morata 37’, 40’, Pino 47’, Sarabia 61’, 73’

Belgjikë-Burkina Faso 3-0
Shënues:
Vanaken 16’, Trossard 18’, Benteke 75’

Angli-Bregu i Fildishtë 3-0
Shënues:
Watkins 30’, Sterling 45’, Mings 90+3’

Foto: Seleccion Espanola de Futbol

You may also like